SportTe gjitha

Antonio Conte dëshiron një italian nëse largohet Courtois

Gianluigi Donnarumma është vënë në shënjestrën e Chelseat. Lajmi publikohet në mediat italiane dhe britanike, sipas të cilave klubi londinez vëzhgon situatën e portierit 19 vjeç për të tentuar blerjen e tij, nëse Thibaut Courtois largohet.

Portieri i përfaqësueses belge nuk ka rinovuar ende kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë dhe së fundmi emri i tij është lidhur me atë të Realit të Madridit.

Sipas asaj që publikohet në media, agjenti i Donnarummës, Mino Raiola nuk ka prej kohësh raporte të mira me drejtuesit e Milanit, e herë pas here ka dalë me deklarata kontroverse, nëpërmjet të cilave e këshillon ‘klientin’ e tij që të largohet nga kuqezinjtë.

Por Chelsea nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga Gianluigi Donnarumma. Mësohet se edhe Paris Saint Germain ka shfaqur interes për blerjen e kartonit të futbollistit italian.

Show More

Related Articles