Lajme

Apeli rrëzon ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, lë në fuqi sekuestron e pronave nga Krimet e Rënda

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i sekuestroi pronat me vlerë 1 miliard lekë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është marrë sot, ndërsa mësohet se avokati i Llallës nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Adritik Llalla kërkoi rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthimin e tyre në gjendje të lirë. Ankimi i Llallës u depozitua nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili kërkoi nga gjykata të heqë sekuestron ndaj pasurive të tij.

Pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Llallës iu sekuestruan mijëra metra tokë bujqësore dhe truall pasi ai është në hetim me akuzën e pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Llalla prej kohësh qëndron jashtë vendit, ndërsa prej 5 ditësh është rikthyer në Shqipëri nga ku dhe ka nisur betejën në Gjykatën e Apelit për të liruar nga sekuestro pasuritë e tij, betejë të cilën ai e humbi sot.

Pasuritë që iu sekuestruan Adriatik Llallës

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë; 

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: