Te gjithaTeknologji

Apple synon ta blejë Shazamin për 400 milionë dollarë

Apple është në negociata për të blerë aplikacionin për identifikimin e këngëve Shazam për 400 milionë dollarë, raporton BusinessInsider.

Kjo marrëveshje mund të lejojë Applen të integrojë aplikacionin e famshëm direkt në iPhonë, në këtë kohë kur ekipi i shpikjeve të Apple është nën kërcënim nga Google e Samsung, transmeton koha.net.

Aplikacioni Shazam i lejon përdoruesit që të identifikojnë këngët e lëshuara afër tyre, si ndonjë këngë në kafene apo restorant.

Ky aplikacion menjëherë u bë njëri nga aplikacionet më të përdorura në smartfonë kur u lansua në vitin 2009, ndërsa është shkarkuar mbi 1 miliard herë.

Show More

Related Articles