OpinionTe gjitha

Arben Abazaj: “Senatori Fox” dhe sallat e mbushura për partinë

“Senatori Fox”, ose ta gjuash hipokrizine neper rrjeshta dhe ta trajtesosh si nje ngjarje shqiptare ne permasat modeste te nje teatri provincial. E per fatin e keq pse eshte nje Teater ne province, i duhet te perballet edhe ne realitet me shemtine e asaj hipokrizie qe shkel me ane te humorit ne skene! Gjithsesi nuk mund te mos shpreh mbresat e mia per nje veper kaq te mirerealizuar, si nga zgjidhjet regjizoriale, skenografike, muzika, por edhe interpretimi. Vete doktor Foxi, nje karakter i realizuar me aq mjeshteri, qe nxjerr ne pah karakterin e dyzuar te njeriut, ndaj shoqerise dhe familjes. Me ane te nje pershtatshmerie ideale, ne skene pame nje personazh qe di t’ju shpetoje pergjegjesive morale dhe moralin vete ta perdor si arme per perfitime si ne hierarkine shoqerore, po ashtu edhe brenda famijes. Ne krah te tij Bianka Maria, ( e shoqja), personazh i prure aq bukur, ku fjala shoqeron veprimin, veprimi – fjalen, ne menyre korrekte dhe te ndersjellte, kapricoze, lozonjare, por edhe nje karakter qe i duhet te ndryshoje sipas rrethanave, here hipokrite dhe here, here e vendosur perballe ndergjegjes, here e gezuar pse perfiton nga amoraliteti dhe here e prure ne ato momente kur cfilitet prej fajeve personale dhe ndien nevojen per mirekuptim moral. Gjendje shpirterore qe ndryshonin vazhdimisht dhe qe kerkonin mbi te gjitha force te brendshme per ti realizuar aq bukur. Nga thellesite me te erreta te amoralitetit shoqeror, si urithet qe gerryejne bazat mbi te cilat do duhej te ngrihej nje shoqeri njerezore, forcat me te erreta qe kalbin nje shoqeri, dy personazhet e Orsos dhe avokat Akuiles, duke shfrytezuar jeten shqiptare, arrijne te na paraqesin fytyren sa te shemtuar aq edhe groteske te njeriut qe eshte i gatshem te bej pazar gjithshka dhe ta shoh boten vetem mbi bazen e perfitimit, pa skrupull. Ata arrijne ta shprehin qarte dhe bukur njeriun qe zvarritet, ja dalin ta fragmentarizojne ndyresine duke e alternuar mes tyre, ta bejne ate sa qesharake, aq eshte te urryer njekohesisht! Bashke me keto karaktere qe ne komedi vine te mireformuar, jane prure edhe dy personazhe tipike jo vetem per fatin e tyre te se shkuares, por edhe per misionin qe kane per te ardhmen. Tipike ne perleshje me fatin, arriten qe ta binin natyrshem zevendesimin e tij, me vendosmerine per ti dhene hipokrizise njerezore jo vetem atributin e mbretereshes se kohes se shkuar, por edhe sigurine se do jete ne fron edhe ne te ardhmen. p.s. Keto jane mbresa personale mbi realizimin e nje komedie ne Teatrin e Vlores, nuk kam ndermend ti them kujt “Eja ne Teater”, pak’kush e meriton kete ftese, te tjeret le te mbushin sallat per partite!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: