NGA APOLLON BAÇE/ Në shtator të vitit 1882, më i spikaturi i arkeologëve, sir Arthur Evans-i vizitoj Rizonin, qytetin e vogël ardian të strukur në brendi të gjirit detar Boka Kotorska. Pas kësaj vizite ai shkroi “Rizoni nuk është kurrsesi qytet grek, as edhe romak.

Jashtë çdo dyshimi një qytet ilir me tipare krejt të rregullta urbane… Historianët antikë shkruajnë për qytete ilire, të mbretërve ose federatave, të pajisura me kushtetuta të rregullta… Oborret e tyre mbretërore shquanin për një jetë luksoze dhe mondane dhe Skymni shton se ishin të devotshëm, të drejtë, mikpritës, dhe respektues të rregullave sociale.” [1]

Diametralisht në të kundërt me sir Arthur Evans-in është arkeologu tjetër anglez Richard Hodges, i sapoemëruar nga Rama dhe bashkësia e mëngjër parlamentare drejtues i Parkut Kombëtar të Butrintit. Për të nuk ka kulturë qytetare ilire dhe “merita kryesore e Epirit, është se ai e ruajti botën klasike dhe helenistike nga (barbarët) ilirë.” [2]

Zhvillimin e mëtejshme politike shqiptar, ai e shpalos në vargun e leksioneve në Universitetin e Sienës, të cilin po e përcjellim me shkrim dhe me zë në mungesë të besimit të shkrimit. Ngjeshur substanca e këtyre leksioneve është: në mesjetën e hershme Shqipëria banohej nga bizantino-sllavët Komani; nga fundi i shek. 10 e.s. “nga malet zbritën edhe disa arbaniti ”[3] dhe, si konkluzion, “Shqipëria është një shtet artificial i krijuar në vitin 1913 nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër, pa shqiptarë të pranishëm”

(www.youtube.com/watch?v=EBkjBPtrYvs)

Përkthimi i italishtes “per sistem, sistamar, sistamazione, e çetara e çetara” ti cingëris nervat dhe jo thjesht për sintaksën dhe aksentin zimbabvian, por për përmbajtjen. Për harenë e pakuptueshme të Hodges kur shpjegon se “në vitin 1923 e vranë gjeneral Taljanin” dhe të qeshurën mbytëse kur thotë “vranë jo vetëm atë, por të tërë sa ishin”. [4] Çka mua mu duk si gëzim për vrasjen nga greket të Komisionit Ndërkombëtar , gjeneralit Ernesto Tellini dhe stafit të tij, pasi nuk e kaluan vijën e kufirit shqipatro-grek atje ku dëshëronte pala greke.

Është pikëllim i vërtetë të kërkosh fjalitë e sakta të përbuzjes të Kombin tim dhe përqeshjes së arkeologëve brilantë shqiptarë. Nga studenti cum laude i Universitetit të Vjenës Ceka senior, tek Medalja e Artë Ceka junior.

2. Parimi bazë i arkeologjisë dhe historisë serioze, është ndarja e faktit nga analiza. Nëse analiza e fakteve dhe konkluzioni janë vetjakë, faktet mbeten tabu, të pacenueshëm. Parim ky që duket i pavlerë për prof. Hodges-in i cili nuk i shmanget deri dhe trillimit të pakuptimtë banal: “Në kohën e Ugolinit Butrinti nuk kishte vegjetacion. Bimësia është e tëra moderne, kryesisht e partisë, krejt nacionaliste.” Pavarësisht se Ugolini, e quan pyllin e Butrintit “selva oscura”, pyll të errët për nga dendësia e drunjve, si Danteja në Komedinë Hyjnore, të mbushur me “laurus nobili”, me dafinë (fig. 1). Se përse i hyn në punë kjo gënjeshtër, hajde gjeje. Ndoshta nga forca e zakonit të atyre që po i pyete të dielën ç’dite është sot, thonë e hënë. Ndoshta nga dëshira për të etiketuar nacional socialiste deri dhe dafinat e Butrintit që “po shkatërrojnë muret e qytetit antik.”

1

Fig. 1, 1928 Anastiloza e kolonave të baptisterit të Butrintit. Tej sipërfaqes së gërmuar shihet pylli i dendur .

 

Dhe këtu pikë rri e pyes veten, përse kaq vrer dhe urrejtje kundër Shqipërisë, deri dhe bimësisë shqiptare, ndërkohë që shqiptarët e kanë quajtur mik të shtëpisë. Ndërkohë fjalët e thëna në aulat universitare nuk janë thjesht urrejtje, por urrejtje e përzier me përbuzje konkuistadore, si në biblën koloniale “The White Man’s Burden” të Kiplingut. Të neveritjes të supremacistit të bardhë që i duhet të qytetërojë zulutë injorantë dhe brutalë. Pale ti mbajë edhe në shpinë, por edhe ta burgosin se do ti qytetërojë. Unë  Zulu ? Përse brutale Nënë Tereza ?

2

fig. 2 Karikatura editoriale e “The White Man’s Burden” të Kiplingut nga Victor Gillam (revista Judge, 1 prill 1899). Në shportën e mbajtur nga John Bull etiketohet Zuluja mes shkëmbinjve të injorancës, egërsisë dhe brutalitetit.

 

  1. Por jo thjesht kaq. Panegjirist/lajkatari më në zë është Prokopi i Cezaresë, për të cilin “nëse është e rrezikshme që ta çash detin e egërsuar me një govatë druri, nuk është më pak e guximshme që të shprehësh me stilin tim të ulët madhështinë e ndërtimeve të perandorit Justinian.” Ndërkohë, disi më ndryshe, në Historinë Sekrete [5] ai shkroi “Ju tregoj tani se ç’farë mostre e poshtër ishte Justinani dhe si e shkatërroi perandorinë. Nuk e kishte hiç për gjë tu merrte tërë mallin të tjerëve dhe tu sillte vdekjen dhjetëra mijë të pafajshmëve.” Mezi u besua se autori i të dy librave ishte po Prokopi, por kur kjo u vërtetua mbi kokën e tij vërshuan epitetet hipokrit, mashtrues, i pa karakter, maskara et cetera, et cetera siç i parapëlqen Hodges-it.

“Do bëhet si themi ne, sepse ne dimë se çfarë bëjmë. Ju vazhdoni të flisni” thotë me delikatesën e tij karakteristike Edi Rama, “karvani leh, qentë ecin para”. Dmth. Edi i panegjirizmit “pata fat të jashtëzakonshëm, që falë fondacionit Open Society (të Soros) u emërova këshilltar i ministrit të shquar të kulturës Edi Rama. I jam tejet borxhli Open Society-s dhe Edit.” Në të vërtetë “tejet borxhliu” nuk mënoi të ja shlyente Edit tejet borxhin me përkëdhelinë “Rama një ministër kulture që nuk e çan kokën për kulturën e vendit të tij”.

Këtë stil Hodges e implementoj edhe 4 muaj para me kolegët arkeologë shqiptarë: “Nuk e dija se çfarë privilegji ishte të punoje bashkë me arkeologët e Instituti të Arkeologjisë dhe Institutit të Monumenteve” (Richard Hodges, Metropol Post 4 prill, 2022). Por, ndryshe nga penelata e thjeshtë për Edin, arkeologëve ai ju dhuron një tablo vezulluese, shumëngjyrëshe.

https://www.youtube.com/watch?v=h0HATMakyBY (19’-29’)

“Në vitin 1994 erdha me karrocat tona në Korfuz për të marrë tragetin e vjetër për në Shqipëri (video 1). Erdha me ndjenjën se jemi misionarë,[6] se do mund të ofronim mundësinë qe të bëhej një gjë e mirë, ashtu si në San Silvestro në Itali.  Por doli një katastrofë e vërtetë. Arkeologjia shqiptare gjykonte krejt ndryshe. Arkeologët ishin shefat e mëdhenj… Ishin perëndi pasi kishin kontakt me njezit me dollarë, sterlina, lireta. Ata kishin shumë fat që brenda kontekstit komunist të luanin rolin e tyre në krijimin e mitit nacionalist…

Problemi i parë ishte krijimi i lidhjes me ta, i cili, të them të vërtetën, ishte shumë i vështirë. Nuk kishin metodikë gjurmimi, gërmimi dhe publikimi, nuk kishin teknologji. Nuk ja kishin idenë survejimit fushor dhe ata që bënin gjurmime të tilla ishin spiunë. Në 97’ grupi ynë u burgos dy herë dhe një herë nata u kalua në burg si spiunë grekë.[7] Një botë primitive kjo, puro mesjetare.

Këta arkeologë kishin një mënyrë shumë të mirë për të gërmuar. Vinin në mëngjes. I jepnin urdhër katundarëve gërmoni dhe katundarët pinin raki dhe gërmonin vau-vau si të marrë gjithë ditën. Në mbrëmje vinte arkeologu që e kishte kaluar ditën në kafe duke përlarë pjatën me peshk, i cili thoshte kjo është romake, kjo bizantine, pasi partia donte një histori për çdo monument.

Krejt ndryshe pasi erdhëm ne. Ne bëmë projektet për gërmimin, shtresë pas shtrese dhe pastaj i bashkërenduam. Ata nuk ja kishin idenë projekteve lëvizës, et cetera, ete cetera. Nuk kishin teknikë moderne (fig. 3).

 

3

Fig. 3 Richard Hodges, Charlotte Hodges, Lucy Watson, dhe Will Bowden, duke sjellë nga Italia  (teknikën moderne), karrocat me goma për sezonin e parë të gërmimeve në vitin 1994.

5

  1. Restaurime të vitit 1985: Hyrjet e skenës së teatrit dhe banja romake (restaurime të A.Baçe, G. Pani).

 

Nuk kishin asnjë sistem për restaurimin. Nuk donin të restauronin,(fig. 4) kishin vetëm një ekip të vogël që kontrollonte bimësinë.[8] Sot bimësia është e spikatur, por në kohën e Ugolinit nuk kishte fare. Bimësia është moderne, kryesisht e partisë, nacionaliste. Shqiptarët kujtonin se bimësia është pjesë e monumenteve, ndërsa ajo shkatërron monumentet dhe qytetërimin antik”.

Variantin e pijanecit arkeologjik Hodges e pati mjaft për zemër, duke krijuar një sërë variantesh për temën. Në Si variantin, B jo me katundar me raki, por me “arkeolog që shkon në bar dhe pi tërë ditë, raki pas rakie, jo ekspreso. Dhe pastaj shpik një histori pa pikë lidhje, ashtu siç i është ishte ngulitur në tru.”

(video B, 0.30”-1’.20” https://fb .watch/eEOMGEapQG/)

“Karakteri ynë është ajo që bëjmë kur mendojmë se askush nuk po na sheh.” Zor se Richard Hodges e dinte se leksionet e tij në Siena do ti dilnin sot në dritë.

Duke ju rikthyer leitmotiv-it, emërimit të anti-shqiptarit  Hodges , drejtues të PPP Parku Kombëtar i Butrintit është një mëkat i Hodges-it ? Absolutisht jo, mëkati është i atyre që e dinin shumë mirë kush është Hodges-i dhe e caktuan pikërisht nga që e dinin kush është Hodges-i. Duke nisur nga fatkeqësia e kulturës shqiptare Furxhi/Kumbaro, tek shpërbërësi i shtetit Shqiptar Edi Rama dhe deri tek grigja njëbutonëshe e majtë. Tek apatridha-t e Kombit, të zgjedhur nga Kombi, për të keqen e Kombit. Po Margariti, a ka ndonjë përgjegjësi Margariti ? Ka aq përgjegjësi sa stilolapsi që firmosi ligjin, dmth. përgjegjësi gadget-i, vegle a instrumenti.

[1] A. Evans, Antiquarian Researches in Illyricum, Westminster 1884 1884, 39-43.

[2] R. Hodges, Eternal Butrint, UK, 2006 ; R. Hodges, Butrinti i përjetshëm, Tiranë, 2006, 18.

[3] I pari që përmend Albanoi-t (1038) dhe Arbanitai-t si qytetarë të Durrësit (1078/79) është Michael Attaleiates dhe jo Anna Komnena siç thotë Hodges.  Anna Komnena  tregon se “qyteti i Durrësit kishte për të parë Komiskortes-it nga Arbanon-i” Arbërit malokë  që zbresin nga malet është një trillim pexhorativ i Hodges

[4] Përkatësisht momentit kur përshkruan episodin e vrasjes nga grekët të Kryetarit të Komisionit Ndërkombëtar, Gjeneral Tellini-t dhe stafit të tij, pasi nuk e kaloj vijën e kufirit ku dëshëronte pala greke.

[5] HA, 67

[6] Emisarë, personat e dërguar për të promovuar krishterimin në vendet primitive.

[7] Dy persona nga grupi i Hodges u kapën në fusha me metal detektor dhe dërguan në polici pasi u dyshuan për gërmim klandestine për flori. Personat u liruan pas një ore falë sqarimit nga drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare

[8] Prok. Aed, 1

PANORAMA

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.