Sport

Armando Sadiku del në shitje

Armando Sadiku nxirret në shitje nga Levante. Në gjysmë sezoni sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk bindi në Spanjë.

E përditshmja sportive Marca shkruan se klubi i tij pret oferta pasi Sadiku nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të skuadrës për sezonin e ri.

Sipas lajmit kërkohen dy lojtarë cilësorë për repartin e sulmit. Sadiku ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, ose në formë huazimi.

E ardhmja Sadikut do të vendoset nga ofertat e merkatos së verës,por nëse nuk ofrohet shuma e pretenduar, sulmuesi mund të qëndrojë.

Armando Sadiku luajti vetëm 6 ndeshje me Levanten nga të cilat 2 si zëvendësues./njekomb

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: