Lajme

Arrest me burg për ”Babalen”, akuza që rëndon mbi të. Detyrim paraqitjeje dhe për gazetarin Olldashi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg në mungesë për Albert Veliun, të quajtur ndryshe ‘’Babalja”.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge. Mbi Veliun rëndojnë akuza për kallëzim të rremë si dhe për kalim kufiri të paligjshëm.

Po ashtu arrest me burg është dhënë dhe për kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste dublon Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep Veliut.

Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi Veliun. Vetë dëshmitari X prej disa kohësh ndodhet jashtë vendit, ku ka kërkuar azil politik fillimisht në Kosovë. Pak ditë më parë qe ekspertiza e kryer në Angli ajo që vërtetoi se në videon e paraqitur nga PD kishte ndërhyrje.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: