LajmeTe gjitha

Arrest në burg për Dilaver Veshaj

Arrest në burg për Dilaver Veshaj, autor i vrasjes së shtetasit Arben Veshaj, ditën e shtunë në fshatin Gumenicë të Vlorës. Gjykata e Vlorës ka përcaktuar sot masën e sigurisë për 40 vjeçarin”Arrest në burg”, ndërsa seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Mirela Mishgjoni dhe prokuror Kledian Llaho.

Mbi 40 vjeçarin Dilaver Veshaj rendojnë tre akuza, armëmbajtje pa leje të armeve dhe prodhimit të armeve shpërthyese dhe municionit, vrasje me dashje, dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive dhe të gjuetisë. 40 vjeçari Dilaver Veshaj është sjellë nën masa të forta sigurie, ndërsa kanë munguar familjarë apo të afërm të tij jashtë sallës së gjyqit, teksa seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura.

40 vjeçari nuk është shprehur shumë në gjykatë, ndërsa ka thënë vetëm fjalët: Nuk jam mirë dhe nuk kam qenë në gjendje të mirë, gjatë kësaj kohe, ndërsa më pas ka qëndruar thuajse në heshtje të plotë. Ngjarja u rregjistrua në datë 17 Mars në orët e para të mëngjesit në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj qëlloi fillimisht me armë tip pistolete në drejtim të Arben Veshaj dhe më pas me sëpatë duke e lënë të vdekur, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi kur viktima ishte nën shoqërinë e djalit të tij 7 vjecar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: