Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode. Ai akuzohet si pjesëtar i grupit të Habilajve.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ai kishte ardhur vetëm 4 ditë më parë nga Anglia dhe ishte fshehur në banesën e tij në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.

Gjatë operacionit policor, ai u gjet i shtrirë në divanin e shtëpisë së tij, teksa në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë të ndahej me prindërit dhe të vëllanë me aftësi të kufizuara.

Në operacion morën pjesë forcat e DVP Berat dhe ato Shqiponja, i finalizuar rreth orës 21:25 të mbrëmjes së 11 gushtit.

Gjatë mësymjes së policisë në banesë, nëna e të arrestuarit është ndjerë keq, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë rezistencë, madje e ka qetësuar të ëmën duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej”.

Ai është shoqëruar në ambjentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se  do të transferohet drejt Tiranës.

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.

Në Prill 2022 ish-shefi i Policisë së Dhërmiut Bode, u dënua me 8 vite burg nga GJKKO për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.