Mediat gjermane kanë risjellë në vëmendje sekuestrimin e 2.3 ton kokainë në portin e Hamburgut, e cila ishte nisur nga Peruja, dhe për të cilën ranë në prangat e policisë shqiptari Kadri Gjoci dhe italiani Pasquale Bifulco, 49 vjeç, një eksponent i rëndësishëm i klanit të ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella.BILD ka zbardhur detajet e “Operacionit Poseidon”. Më poshtë shkrimi i plotë.

Për muaj të tërë, baroni i drogës kishte pritur dorëzimin e drogës.

Ajo që ai nuk ia kishte idenë për ditën e madhe, është se hetuesit kishin kohë që ishin në këmbë.

Një sukses i madh për Zyrën Federale të Policisë Kriminale (BKA), policinë federale, doganat dhe policinë.

Hetuesit sekuestruan 2.3 ton kokainë në portin e Hamburgut.

Në Peru u kontrolluan nëntë shtëpi, u konfiskuan armë zjarri dhe automjete. Aty u arrestuan katër persona, mes tyre një italian dhe një shqiptar.

Më 27 shkurt, një anije me kontejnerë u nis nga Callao (Peru). Destinacioni: Hamburg.

Më shumë se tetë milionë kontejnerë trajtohen këtu çdo vit. Kontejneri me kokainë është vështirë të dallohet mes turmës.

Por policia peruane mori një lajmërim dhe telefonoi BKA-në përmes linjave të provës.

Gjigandi i kontejnerëve u monitorua gjatë gjithë udhëtimit prej 10,495 kilometrash.

Një nga mbështetësit, “biznesmeni” italian Pasquale Bifulco (49 vjeç) u arrestua si pjesë e hetimeve në Peru.

Arrestimi i shqiptarit në Peru, sasia 2.3 ton kokainë u sekuestrua

Anija e mallrave ankorohet në Hamburg më 30 gusht.

Hetuesit specialë e shkëmbejnë pjesën më të madhe të kokainës me pluhur të bardhë të padëmshëm pa u vënë re.

Kontejneri ngarkohet dhe drejtohet me kamion në Roterdam, ku do të shitet droga.

Arrestimi i shqiptarit në Peru, sasia 2.3 ton kokainë u sekuestrua

Porositësi i supozuar i kokainës, një turk nga Këlni (58 vjeç, i dënuar më parë me një gjobë të vogël), arrestohet nga oficerët elitë të policisë.

Sekuestrohen transportues të dhënash, celularë, laptopë dhe para të gatshme. Në Peru, katër bashkëpunëtorë (28, 49, 56, 57 vjeç) shkojnë në burg.

Martina Link, Zëvendës Presidente në Zyrën Federale të Policisë Kriminale u shpreh:

“Ka ende përpjekje të konsiderueshme për të kontrabanduar kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani ose vende të tjera evropiane. Këtë e tregojnë edhe sasitë e sekuestruara të drogës. Portat kryesore janë mbi të gjitha portet e Antwerp-it, Roterdamit dhe, siç sapo është bërë e dukshme, porti i Hamburgut.”

Aktualisht po përcaktohet nëse kumbari dhe mbështetësit e tij janë të lidhur me mafien shqiptare të drogës, e cila dërgoi 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në kanaçe kursimesh në Holandë.

Ndër të tjera, njërit prej trafikantëve në Peru ju konfiskua një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Arrestimi i shqiptarit në Peru, sasia 2.3 ton kokainë u sekuestrua

 

Arrestimi i shqiptarit në Peru, sasia 2.3 ton kokainë u sekuestrua

 

2.3 ton kokainë mbahen në një dhomë provash të siguruara posaçërisht dhe asgjësohen pas gjykimit.

Sipas prokurorisë publike çmimi i rrugës është rreth 30 euro për gram.

Kjo do t’u kishte sjellë tregtarëve rreth 70 milionë euro fitim.

Sipas policisë kjo ishte sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në Gjermani.

Arrestimi i shqiptarit në Peru, sasia 2.3 ton kokainë u sekuestrua

LKA Bayern konfiskoi më shumë se një ton kokainë të fshehur në kuti bananesh./oranews

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.