Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, 53-vjeçarin nga kosova Blerim Bekqeli. Bekqeli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të makinave të vjedhura.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me homologët kosovarë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, Bekqeli ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burg për “trafikim të mjeteve motorike”.

Në vitin 2009, 53-vjeçari kishte trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia kishte shitur atë një personi tjetër.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *