Autoritetet italiane të Guardia di Finanza së Pizës, kanë vënë nën arrest me burg një shtetas shqiptar me banim në komunën Santa Croce sull’Arno.
Në garazhin e banesës së tij u gjetën të fshehura 100 kg drogë, prej të cilave 77 kg hashash, 25 kg marijuanë e 7 gramë kokainë.
Identifikimi i garazhit me lëndë narkotike, erdhi pas një kontrolli territorial të patrullës së financës në parkun kryesor të qytezës Santa Croce sull’Arno.
Nuhatja e qenit antidrogë “Delphy” orientoi financierët në portën e një garazhi pozicionuar aty pranë.
Inspektimi i tij solli gjetjen e 100 kg drogë e identifikimin e pronarit shqiptar i cili ka precedent penal për trafik lëndësh narkotike.
Shqiptari u vu nën masën e arrestit me burg e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Larmia e tipeve të drogës së kapur, sjell dyshimin e fortë se shqiptari është pjesë e një rrjeti që kontrollon trafikun e drogës në këtë territor.