24 orë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshëm në plazhin e Durrësit, ka reaguar policia duke sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Policia thotë se u qëllua njëherë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Në momentin e të shtënës me armë, nuk ka pasur asnjë person brenda.

Mjeti me të cilin ka lëvizur autori është identifikuar, ndërsa policia thotë se po vijon puna për kapjen e autorit.

“Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në reagimin e policisë.

Top Channel mëson se Akil Nerjaku, është personi që i shpëtoi atentatit është person me precedentë penalë, por gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë konflikte të hapura.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.