Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri pasi u kap me 15 kg kanabis të lëndës narkotike gjatë një kontrolli rutinë të policisë në autostradën Innkreis Autobahn të qytetit Wels.

Policia i sekuestroi dhe makinën ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në dy valixhe të mëdha.

I riu dyshohet se ishte korrier droge. Ai u kap kur po udhëtonte për në Gjermani.

Policia njoftoi dje se ai tashmë është transferuar në burgun e Wels, ndërsa hetimet për të po vazhdojnë, shkruajnë mediat vendase.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *