SportTe gjitha

Barcelona paralajmëron Inter-in për Rafinha-n

Drejtori i Barcelona-s Ariedo Braida ka paralajmëruar Inter për sa i përket Rafinha-s.

Fantazisti iu bashkua Zikaltërve me një huazim 6-mujor nga Barcelona në janar dhe ka ndihmuar klubin italian të kualifikohet për në Champions League, por marrëveshja nuk përfshin opsionin e transferimit të përhershëm.

“Është e mundur që ai do të qëndrojë tek Inter, por asgjë nuk është vendosur. Ka ekipe të tjera që janë interesuar për të,” shprehet ish-menaxheri i përgjithshëm i Milan për Gr Parlamento.

“Rafinha është një lojtar i mrekullueshëm me aftësi teknike të mëdha. Mendoj se mund të ishte i vlefshëm për Inter-in.

“Ai ia ka dalë të kalojë një periudhë të gjatë larg fushave dhe tani është gati për sezonin tjetër. Çmimet e lojtarëve janë të lartë pas transferimit të Neymar. Rafinua është një lojtar që di si të bëjë gjëra interesante.”

Show More

Related Articles