LajmeTe gjitha

Bardh Spahia: Skandal në shendetësi

Bardh Spahia deputeti demokrat i Shkodrës ka denoncuar në një shënim të tij në rrjetet sociale mungesën sipas tij të epruvetave për analizat në laboratorët e analizave mjeksore.

Ja postmi i plotë i tij:

Skandali i rradhes ne shendetesi.

Mjekët të shqetësuar për jeten e pacientëve ankohen për situaten e dëshpëruar në të cilën janë të detyruar tu sherbejnë këtyre pacientëve. Në laboratorët e QSUT mungojnë prej ditësh epruvetat për analiza. Nuk bëhet fjalë për ndonjë qender shendetësore të vogel në ndonjë fshat të vendit por për laboratorin me të madh ku çdo ditë përplasen qindra të sëmurë në nevojë. Dhe kjo ndodh ndërkohe që ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratoreve ku nga 18 që duhej të funksiononin janë hapur vetëm 3. Në një kohë kur nga 1 milion euro në vit që paguante shteti për sistemin e laboratorëve sot i detyrohet privatit 8 milionë euro. Të nderuar miq. Në Shendetsinë e rilindur ministrat ndërrohen, vetem vjedhja dhe papërgjegjshmëria nuk ndryshon.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: