Një nga baronët më famëkeq të drogës në Angli pritet të dalë nga burgu në nëntor të këtij viti. Curtis Warren, 59 vjeç, u burgos për 13 vjet në vitin 2009 për një komplot për të kontrabanduar 1 milion paund kanabis në Jersey.

Mediat britanike raportojnë se 59-vjeçari do të lirohet mes ofertave të shumta për të treguar për historinë e jetës së tij, por edhe mbikëqyrjes së rreptë policore. Po ashtu ai pritet të tregojë rreth hakimit të rrjetit Encrochat, i cili përdoret nga kriminelët.

Por media britanike, teksa raporton për një nga kriminelët e mëdhenj të drogës përmend edhe Shqipërinë.

“Grupet mafioze shqiptare kuptohet se dominojnë pjesën më të madhe të furnizimit të kokainës në Britani, familjet e krimit irlandez ulen mes kriminelëve elitë të Evropës, luftërat e dhunshme në rrugë ku përfshihen grupet marokene ‘Mocro Mafia’ po ngjallin frikën se Holanda do të shndërrohet në një “narko-shtet” dhe Firmat Scouse vazhdojnë të mbledhin fitime, me një histori bashkëpunimi me kriminelët e Mançesterit. Dhe, si gjithmonë, duke bërë marrëveshje me të gjitha sa më sipër, janë kartelet e kokainës së Amerikës së Jugut”, thuhet në shkrimin e gjatë të Manchester Evening News.

Burime pranë baronit të drogës të lindur në Liverpool, pohojnë se ai ka marrë shumë premtime për shumë të mëdha parash me qëllim tregimin e historisë së jetës së tij përmes filmave apo dokumentareve.

“Nuk ka asnjë shans që Curtis të kthehet në lojë pasi të jetë jashtë. Jo vetëm që do të ishte një lëvizje e çuditshme, por të gjithë do t’i kenë sytë nga lëvizjet e tij”, tha një burim i botës së krimit për Daily Star Sunday.

Pavarësisht se do të jetë i lirë, Warren do të ketë shumë kufizime në stilin e jetës. Nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit, do të ketë kufizime financiare, kufizime në përdorimin e internetit, telefonit apo edhe automjeteve.

“E vetmja gjë që mund ta pengojë atë është se ai do të futet në qendër të vëmendjes dhe kjo është diçka me të cilën ai nuk është mësuar pasi i është dashur të qëndrojë në hije”, tha burimi./panorama

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.