LajmeTe gjitha

Bashkia Vlorë organizon një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Verës

Nesër Bashkia Vlorë organizon një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Verës. Pjesa e parë e ditës do të jetë e përqëndruar në Skelë. Do të ketë dj, këngëtarë, kërcime. Do fillojë muzika në orën 10 të mëngjesit për të vazhduar më tej në orën 11;00 me koncertin e përgatitur.

Do të jenë të vendosura 2 stenda në shesh. Në një stendë do shpërndahen tullumbace dhe verore ndërsa në tjetrën do ketë animatorë të cilët do të pikturojnë fëmijët.

Pjesa e mbasdites do të zhvillohet në Lungomare- Të Djegim Dimrin disa biznese përgjate Lungomares do të zhvendosen në rërë ku nga ana e bashkisë do të kenë të ndezur një zjarr. Secili nga bizneset ka menduar një organizim duke cuar tavolina dhe karige në plazh dhe për ta zhvilluar aty aktivitetin e tyre përgjatë gjithë mbërmjes.

Show More

Related Articles