Opinion

Berisha si një qen besnik i Bashës

Nga Mero Baze/

Sali Berisha ka dal sot publikisht për të shuar çdo dyshim se është në dispozicion qoftë dhe si truprojë për Lulzim Bashën, një ditë para një Kuvendi të pazakontë të PD, ku do miratohen ndryshime në statut, që mbrojnë Bashën nga kundërshtarët në parti.

Meqë shumica e kritikëve të Bashës, kanë mbështetur shpresën tek Berisha, ai doli që sot për tu treguar se mes tyre dhe Bashës, ai është me Bashën.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të re.

Por Berisha shkoi dhe më tej, duke këkruar që kritikët e Bashës duhet ti nënshtrohen një standarti poshtërues nga ai dhe kur janë në të drejtën e tyre. Rasti I Majlinda Bregut është shumë ilustrues.

Zonja Bregu ka fituar me konkurim një postë të rëndësishëm evropian, duke konkuruar me ish kryeministra dhe ministra rajonal, dhe PD ka bërë një gjest primitive, duke e sulmuar që në fillim dhe duke mos e uruar, as kur fitoi.

Sali Berisha i vuri vulën këtij procesi denigrues, duke e quajtur legjitim, pasi sipas tij, Bregu nuk I ka marr leje Lulzim Bashës për këtë kandidim.

Sikur Lulzim Basha të kishte përgjegjshmërinë e një lideri, Majlinda Bregu nuk do të kandidonte në atë post, pasi do ishte deputete. Basha e përjashtoi ata pa paralajmërim nga partia, pa pasur ndonjë konflikt publik për të, përveç pikpamjeve të ndryshme që kishin rreth qëndrimit të Bashës ndaj kërkesave të BE për hyrje në zgjedhje.

Si e tillë Majlinda Bregu nuk ka kandiduar si një rebele e opozitës, por si një e përjashtuar nga partia prej kryetarit të opozitës. Dhe sikur të donte Bregu të merrte leje, nuk kishte kush t’ia hapte telefonin.

Së dyti ideja që dikush duhet të lidh jetën dhe personalitetine tij me tekat e një karabushi, si Lulzim Basha është shumë denigruese si mentalitet. Dmth një njeri që të ka ndërprerë karrierën në mënyrë brutale, që të ka poshtëruar publikisht dhe të ka konsideruar armike, duhet të ketë në dorë dhe mbijetesën tënde. Vetëm një komunisti, si Sali Berisha mund ti shkoj mendja, se njeriu duhet ta lidh gjithë jetën me fatin e partisë, dhe kur ajo të vret, sipas sindromës së Kadri Hazbiut, që “edhe po më vrau, partia ime më vret”.
Por ajo që është më kryesorja në këtë histori, është se Berisha shpiku një gënjeshtër për të justifikuar Bashën dhe sjelljen e ndyrë të PD ndaj Bregut. Ai thotë që emërimi I Bregut është vepër e qeverisë, ndërkohë që në fakt konkurimi dhe emërimi saj është dështimi I opozitës. Lulzim Basha nuk la gjë pa thënë kundër saj në Bruksel apo tek Komisioneri Hahn, por ata bën të kudnërtnë e asaj që kërkoi ai. Mbit ë gjitha emërimi është meritë e Bregut, pasi ajo ka konkruar në atë postë me ish kryeministra dhe ministra të tjerë të rajonit, ndërsa qeveria ka dhënë rekomandim pozitiv, pasi ishte kandidatura shqiptare, ndryshe nga vreri që volli opozita. Duke qenë vet një njeri zemërzi, që nuk do ta kishte dhënë kurrë pëlqimin për dikë që nuk është ushtar I tij, Berisha me këtë rast, po përpiqet t ëmbuloj dh etë vërtetën e baltës që vet PD hodhi kundër Bregut në këtë konkurim.

Por e gjitha kjo tani ëhstë një hsiotri e qartë. Të gjithë kanë zgjedhur nejrëzit e vet në PD. Evropa ka zgjedhur Bregun, ndërsa Berisha ka zgjedhur Bashën. Dhe këto dy zgjedhje ndryshojnë nga fakti se Evropa e ka zgjedhur Bregun si vlerë, ndërsa Berisha e ka zgjedhur Bashën, si qeni të zotin, për ti qëndruar besnik. Dhe sot është shndërruar, në një zagar besnik të tij, që leh kundër çdokujt që i kalon afër se mos ja prek./javanews

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: