Opinion

Besjan Pesha ‘zbërthen’ skemën e qeverisë: Pse qytetarët e Kukësit do paguajnë sërish 5 euro

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha ka qenë i ftuar sot në Fax News ku ka diskutuar rikthimin e tarifës së qeverisë për Rrugën e Kombit.

Pesha tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur u dogjë kabinat, pasi sipas tij qytetarët që nuk udhëtojnë përditë në Tiranë, iu duhet që të paguajnë sërish tarifën prej pesë eurosh.

Për Peshën negociatat, ”nëse mund të quhen të tilla”, që ka bërë qeveria janë të fshhehta, dhe qëllimi i tyre nuk ka qenë për të lehtësuar qytetarët.

Peshaj tha se qytetarët e Kukësit do tiu rikthehen edhe më fuqishëm protestave, duke arritur që kjo çështje të çohet në hullinë kushtetuese të saj.

‘’Ka pasur vetëm biseda të fshehta, dhe një lajm të shpërndarë në media. Thuhet që banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë gjë që nuk është e vërtetë dhe do e shpjegoj pse. Qeveria thotë që qytetarët do blejnë një abone që ka 44 lëvizje në muaj, që do të thotë se tarifa është vetëm për ata njerëz që vinë çdo ditë në Tiranë.

Këta kanë llogaritur që kjo do të jetë për njerëzit që vijnë çdo ditë në muaj në Tiranë, ti nuk mund ta përdorësh muajin tjetër, dhe të ka skaduar aboneja 44-mijë lekëshe.

Janë të paktë qytetarët e Kukësit që vinë çdo ditë në Tiranë, këta njerëz janë të detyruar që të paguajnë pesë euro. Nuk ka një plan për banorët e zonës përrrteh, jemi në të njëjtën situatë sikur ishim edhe me diegien e kabinave dhe pranimin e gabimit ngas ana e qeverisë.

E paralajmëroj zotin Rama por edhe kompaninë, që nuk është kjo mënyra arbitrare sesi duhet të zgjidhen gjërat. Në lajmin që ka shpërndarë qeveria thuhet se po bëhen negociata me kompaninë, për çfarë po bëhen se të gjitha dëmet do paguhen nga buxheti i shtetit. E gjitha kjo është një tallje e madhe me qytetarët, është për të ardhur keq.

Qytetarët e Kukësit që nuk kanë mundësi ekonomike, do mbeten të bllokuar, dhe ne në këtë moment jemi duke shkelur një të drejtë kushtetuese. Do të ketë protesta prapë, pasi këtu as Gjyakata Kushtetuese nuk është brenda funksionit.

Ne po presim versionin zyrtar që të reagojë, pasi kjo qeveri është mësuar që të hedhë shashka në mënyrë që të testojë opinionin publik. Ju siguroj që reagim do të ketë, dhe nuk do të ndalet, sa kjo çështje të kthehet në hullinë e saj kushtetuese.

Fatkeqësisht opozita këtu në vendin tonë është disa hapa pas reagimit të shoqërisë civile”, u shpreh Pesha.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: