LajmeTeknologji

BIOTEKNOLOGJI – Prodhohet artificialisht truri i parë njerëzor!

Riprodhohet për herë të parë në laborator një tru i vogël njerëzor i plot. Ky është një organoid, ose një organ në miniaturë dhe që përmban të gjitha llojet e qelizave që i përkasin pjesës së tij më të zhvilluar, kores, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Methods”, nga grupi amerikan i universitetit “Case Western Reserve”, të koordinuar nga Paul Tesar.

Me këtë arritje shkencëtarët kanë në dispozicion një laborator natyral për të studiuar sjelljen e organeve më komplekse, të kuptojnë origjinën e shumë sëmundjeve neurologjike dhe të eksperimentojnë barna të reja.

Që prej fillimit të saj, e ashtuquajtura teknologji e organoideve, që mundëson riprodhimin e organeve të njeriut në provëza duke u nisur nga qeliza burimore, ka revolucionuar aftësitë për të gjeneruar dhe studiuar lëkurën e njeriut në laborator.

Megjithatë, për sa i përket trurit, organoidet e realizuar deri tani nuk ishin të plota, mbi të gjitha nuk përmbanin të gjitha qelizat e kores dhe në veçanti mungonin oligodentrocitet, që janë thelbësore për një tru të shëndetshëm, sepse prodhojnë mjelinë, një substancë që mbështjell lidhjet mes qelizave nervore.

Në fakt, pa mjelinë, qelizat nervore nuk mund të komunikojnë me efikasitet dhe komunikimi mund të përkeqësohet në atë pikë, sa që mungesa e mjelinës shkakton shumë sëmundje neurologjike, mes të cilave edhe skleroza.

Studiuesit kanë arritur të prodhojnë këtë tru të vogël të kompletuar, që ngjason me një sferë të vogël, sepse arritën të zbulojnë recetën e duhur për të krijuar të gjitha llojet e qelizave të kores duke nxitur qelizat burimore pluripotente që të kthehen pas, pra janë riprogramuar dhe janë kthyer në qeliza “foshnje” nga qeliza të rritura që ishin kur u morën nga pacienti. /atsh

Loading…

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: