Në 6-mujorin e parë të këtij viti, ecuria e kursit të këmbimit të dollarit amerikan kundrejt lekut, ka reflektuar mbiçmimin e monedhës së gjelbër amerikane në tregun ndërkombëtar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të qershorit 2022 dollari amerikan këmbehej me mesatarisht 113.3 lekë, duke shënuar një nënçmim të lekut përkatësisht me 6% me një muaj më parë.

Krahasuar me 6-mujorin e parë të një viti më parë (2021) dollari amerikan u nënçmua me lekun me 11%.

Bankierët vërejnë se, dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe për më tepër, sipas tyre, nënçmimi i tij është cilësuar si një sesion korrektimi.

Gjithsesi, në 3-mujorin e tretë të këtij viti, dollari është forcuar ndjeshëm për shkak të rritjes së pritshmërive së Rezervës Federale Amerikane, që do të rrisë agresivisht normën bazë të interesit.

Sipas BSH-së, kursi i këmbimit në vendin tonë, reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe në javën e fundit të shtatorit, dollari amerikan në raport me lekun, regjistroi vlera të qëndrueshme në raport me rritjen e fortë që regjistroi javë më përpara, teksa sot blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.8 lekë sipas kursit zyrtar./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *