LajmeTe gjitha

Burg për dy repistët italianë, tentuan të vrasin shqiptarin

Emilio Finizio 36 vjeç njohur me emrin e artit “Malacame” dhe Juri Margini kanë përfunduar në burg nën akuzën e tentativës të vrasjes. Prokuroria e Rexhio Emilias në Itali akuzon dy djemtë repistë me shtetësi italiane se kanë dashur të vrasin futbollistin shqiptar Aldi Shpijati, 22 vjeç.

Sulmi me thikë ka ndodhur pas një grindjeje të ndodhur më datë 4 shkurt të vitit të kaluar në Scandiano jo shumë larg stacionit të trenit në Rexhio Emilia.

I riu shqiptar kishte ndërhyrë në mbrojtje të disa bashkëatdhetarëve të tij, kur u godit me thikë nga reperët. Tashmë dy reperët që janë miq me njëri –tjetrin dhe njihen si “djem rruge” pas paraburgimit duhet të përgjigjen për akuzën “tentativë vrasjeje”dhe mbajtje përgjegjësie për këtë akt.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: