LajmePolitike

Bushati: Më habit Meta që ndryshoi qëndrim për marrëveshjen me Greqinë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i habitur nga presidenti i cili thotë se ka ndryshuar qëndrim, për marrëveshjen me Greqinë. Në konferencën e përbashkët për median me homologen austriake, Bushati u shpreh:

“Në këtë proces presidenti ka dhënë autorizimin. Unë kam lëshuar plotfuqishmërinë për ekipin negociator. Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin. Negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në momentin kur do të përfundojë ne e konsiderojmë veten, pjesë të një ekipi përfshi këtu dhe presidenti. Në momentin që do të përfundojë puna, dosja do të dorëzohet pranë presidentit të republikës ku ekipi do të bëjë vlerësimin përfundimtar. Më habit që Meta ka ndryshuar qëndrim”

Një ditë më parë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë pa pasur më parë një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Deklarata e Metës për paktin me Greqinë

“Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam shumë përzemër, të tilla i kam pasur gjithmonë dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika, por në respekt të pyetjes suaj dhe të rëndësisë së çështjes – sepse është çështje shumë e rëndësishme dhe ka gati 10 vite që nuk është zgjidhur ende dhe për të cilën ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – dua të them që unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstruktive për t’i kontribuuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështjeje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj.

Sepse kjo është një çështje delikate tek ne, por është një çështje delikate edhe në Greqi, kështu që kam bërë gjithçka. Me kryeministrin Rama kemi pasur një dakordësim të plotë. Kemi pasur disa mosmarrëveshje me Ministrin Bushati për këtë çështje. Dhe ia kam bërë të qartë kryeministrit që ai, në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t’u finalizuar një marrëveshje e tillë ai do të ketë autorizimin nga ana ime, si kryeministër, por edhe si shef i mazhorancës, – sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në parlament – por natyrisht ia kam bërë të qartë dhe më duhet ta them edhe këtu, se është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”.

<!– Composite Start –>
<div id=”M342344ScriptRootC246193″>
<div id=”M342344PreloadC246193″>
Loading… </div>
<script>
(function(){
var D=new Date(),d=document,b=’body’,ce=’createElement’,ac=’appendChild’,st=’style’,ds=’display’,n=’none’,gi=’getElementById’,lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf(‘http’)==0?lp:’https:’;
var i=d[ce](‘iframe’);i[st][ds]=n;d[gi](“M342344ScriptRootC246193”)[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(“<ht”+”ml><bo”+”dy></bo”+”dy></ht”+”ml>”);iw.close();var c=iw[b];}
catch(e){var iw=d;var c=d[gi](“M342344ScriptRootC246193″);}var dv=iw[ce](‘div’);dv.id=”MG_ID”;dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=246193;c[ac](dv);
var s=iw[ce](‘script’);s.async=’async’;s.defer=’defer’;s.charset=’utf-8′;s.src=wp+”//jsc.mgid.com/v/l/vloranews.net.246193.js?t=”+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
</script>
</div>
<!– Composite End –>

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: