Sport

Bushiç e Pollozhani dalin para gazetarve për ndeshjen me Kamzën

Flamurtari do të luajë sot në transfertë ndaj Kamzës në kuadër të javës së tetë të Kategorisë Superiore. Në konferencë për mediat, sot kanë dalë sulmuesi Tomislav Bushiç dhe mbrojtësi Artim Pollozhani.

Si Pollozhani, ashtu edhe Bushiç kanë besim se Flamurtari mund të bëjë mirë, ndërkohë që mbrojtësi ka shprehur edhe pakënaqësi ndaj gjykimit në Laç, ku Flamurtarit iu mohua një penallti e pastër.

Bushiç
“Kemi një grup lojtarësh me eksperiencë dhe nesër kemi një luftë me Kamzën dhe jemi gati të marrim pikë. Në Laç nuk luajtëm keq por një gabim në goditje standarde na ndëshkoi. Kishim mundësi por nuk shënuam, gjithsesi ajo ndeshje ka kaluar dhe kampionati është i gjatë e duhet të shohim para për të marrë pikë të tjera. Nesër është vështirë, por Flamurtari shkon vetëm për fitore”.

Pollozhani
“Të jemi realist, në fushë nuk kisha pamje të qartë por nga pamjet filmike duket se ishte penallti. Kam një vit e gjysmë këtu dhe kam mësuar se të jepet penallti për Flamurtarin duhet të jetë 200% sade. Nuk e di çfarë do të ndodhë në Kamëz, por shpresoj të ketë arbitrim korrekt dhe të fitojë ai që meriton”.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: