SportTe gjitha

Bushiç: Flamurtari do të rikthehet arbitrat një makth

Tomislav Bushiç mendon se Flamurtari do të rikthehet, ndonëse momentalisht ekipi gjendet në një minikrizë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni Bushiç thotë se kjo situatë ka ardhur për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe kartonët, por edhe nga gjykimi tendencioz. Sulmuesi kroat tregon edhe bisedën me arbitrin Kridens Meta në ndeshjen me Laçin, ndërsa thotë se objektivi kryesor janë Kupat e Europës. Kapiteni kroat i vlonjatëve thekson se Flamurtari ka lojtarët më të mirë se Partizani dhe gjithë kampionatit.Tomislav, çfarë po ndodh me Flamurtarin?
Nëse i referohemi ndeshjes së fundit, duan të them se në Laç ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gabimet e arbitrit ishin të shumta. Ne kishim rastet tona për shënim, por ndikoi shumë edhe gjykimi. Shënuan ata fillimisht, ndërsa ne reaguam në pjesën e dytë, por më pas ndeshja mbaroi në atë mënyrë dhe me atë rezultat që e panë të gjithë.
Administratori Idrizi thotë se nuk është vetëm faji i arbitrave, si i shpjegoni tri humbjet e fundit?
Humbën me Luftëtarin dhe Vllazninë. Në fakt, ne jemi në një minikrizë momentalisht për shkak se kemi pasur edhe shumë mungesa lojtarësh. Futbollistët kryesorë dhe të rëndë- sishëm kanë munguar për shkak se kanë qenë të dëmtuar, ndërkohë kemi qenë të penalizuar edhe nga kartonët. Kemi edhe shumë ndeshje të tjera përpara, kështu që do të kemi luftë deri në fund dhe na duhet që të ecim përpara.
Çfarë i keni thënë arbitrit në Laç pas atyre situatave skandaloze? Sigurisht, kam folur me arbitrin në fushë. I thashë, pse e bëre këtë?
Nuk është mirë se po na shikon e gjithë Shqipëria! Ne kishim një rast që ishte penallti 100 për qind në favorin tonë, por arbitri nuk na e dha.
Çfarë përgjigjeje u ktheu arbitri?
Po më shikonte dhe qeshte. Të mërkurën luhet ndaj Kamzës.
Çfarë premtoni për këtë takim?
Ne kemi shumë punë përpara tani dhe duhet të bëjmë më të mirën në fushë. Janë ndeshje ku duhet luftë deri në fund. Patjetër që duke nisur nga ndeshja e radhës me Kamzën, duhet të kthehemi te fitorja. I gjithë ekipi duhet të punojë për tri pikët në ndeshjet në vijim.
Mendoni se me tri humbje rresht vendosni në rrezik Europën?
Kupat e Europës janë objektivi kryesor për ne dhe për këtë duhet që të punojmë të gjithë bashkë ne lojtarët, por edhe tifozët. Duhet që të bëjmë maksimumin tonë edhe në Kupat e Europës. Duhet që ta kalojmë sa më shpejt krizën, që na ka kapur dhe të shkojmë drejt realizimit të objektivave, duke ecur përpara.
Kapiteni i Partizanit, Batha, ka thënë se Partizani ka lojtarë më të mirë se Flamurtari dhe meriton vendin e tretë.Keni diçka për t’i thënë?
Nuk dua ta komentoj një deklaratë të tillë, por do shprehem shkurtimisht. Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa Flamurtari kaloi në gjysmëfinale. Batha është një lojtar i mirë, por ne kemi lojtarët më të mirë se skuadrat e tjera dhe më të mirë se Partizani.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: