Në Fletoren Zyrtare është publikuar kontrata që do të firmoset mes qeverisë dhe kompanisë ‘White Roads Hotel’ me pronar Florenc Gjikuria, si investitor strategjik.

Sipërfaqja prej 9 157 metra katrorë në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë do të jepet me një qira prej 1 euro për 20 vite për të ndërtuar një resort turistik

Në kontratë thuhet se investimi parashikohet të jetë mbi 1.4 miliardë lekë pa TVSH, konkretisht (një miliard e katërqind e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e katër) dhe duke punësuar minimalisht 100 punonjës me përfundimin e investimit.
Investimi pritet të përfundojë brenda 48 muajve

“Totali i vlerës së investimeve në pasurinë shtetërore, sipas plan-biznesit është 1,406,171,544 (një miliard e katërqind e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e katër) lekë pa TVSH dhe do të përfundojë brenda 48 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet.”

Detajet e kontratës 1 euro për 20 vjet/ Resorti turistik i Florenc

Resorti turistik parashikohet të shtrihet në afërsi me monumentin natyror “Delta e Përroit të Palasës” dhe duhet të plotësojë disa kritere:

-Përgjatë kufirit ndarës me monumentin natyror, zhvilluesi duhet të kryejë punime duke krijuar një brez të gjelbër miqësor me mjedisin (mbjellje pemësh e bordura me bar antieroziv);

-Gjatë kryerjes së punimeve të mospreket monumenti natyror dhe të zbatohen kushtet e lejes mjedisore;

– Linjat elektrike, të ujësjellësit, të kanalizimeve dhe çdo linjë tjetër nuk duhet të shtrihen dhe prekin sipërfaqen e monumentit natyror. 5.4.1 Punimet që do të kryhen në këtë zonë, do të monitorohen nga AKZM Vlorë.

 

Fazat e investimit

Faza 1: Projektimi dhe ngritja e kantierit (6 muaj nga marrja e lejes së ndërtimit) – 10% e investimit ose 140,617,154 lekë;

Faza 2: Arritja e kuotës ±0.000 (6 muaj nga faza 1) – 20% e investimit ose 281,234,309 lekë;

Faza 3: Përfundimi i strukturës (12 muaj nga faza 2) – 25% e investimit ose 351,542,885 lekë;

Faza 4: Përfundimi i ndërtimit (12 muaj nga faza 3) – 25% e investimit ose 351,542,885 lekë;

Faza 5: Përfundimi i ndërtimit (12 muaj nga faza 4) – 20% e investimit ose 281,234,309 lekë

Para nënshkrimit të kontratës investitori detyrohet të paguajë garancinë e kontratës, në vlerën 2% të vlerës së investimit të marrë përsipër sipas plan-biznesit, në një nga format e garancisë bankare/kompani sigurimi, e cila qëndron e ngurtësuar për llogari të qiradhënësit deri në përfundim të investimit

Procedurat

Në këmbim të marrjes në përdorim të pronës, investitori do ndërtojë “një resort turistik të përbëre nga dy zona zhvillimore me fokus turizmin në përputhje me projektin dhe planin e investimit të miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike” thuhet në kontratë.

Investitori aplikoi pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (në vijim “AIDA”) për marrjen e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” të projektit të investimit “White Roads Hotel”, duke kërkuar ndërmjet të tjerave përfshirjen e shtetit shqiptar në investimin strategjik, nëpërmjet vënies në dispozicion të pronës sipas dokumentacionit të pronësisë të konfirmuar nga ASHK Vlorë

Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), nëpërmjet vendimit nr. 1/6, datë 5.4.2022, miratoi pjesëmarrjen shtetërore në këtë investim strategjik, si dhe vendosi që t’i japë investitorit statusin e “investimit/investitorit strategjik, procedurë e asistuar”, subjektit investues “White Roads Hotel”.

Parashikohet

Nëse investitori nuk realizon vlerën e investimit, do të penalizohet me gjobë në masën 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar.

Nëse pas 6 muajve investimi vazhdon të mosrealizohet, zgjidhet kontrata dhe sanksionohet investitori me vlerën e garancisë së ngurtësuar në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje kontraktore./ORANEWS

Detajet e kontratës 1 euro për 20 vjet/ Resorti turistik i Florenc

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *