Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë në Elbasan pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Njoftimi/ DVP Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Farret, Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.