Gramsh- Dyshohet për dhunë ndaj vajzës së mitur dhe njëkohësisht ka hyrë me forcë edhe në banesën e komshijes, arrestohet një burrë në Gramsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur.

Rasti është nën hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.