992 kilogramët e kanabisit të kapur nga Guardia di Finanza në bordin e një veliere do të kishin shërbyer për të furnizuar jetën e natës puliane. Kështu kanë deklaruar sot oficerët e Guardia di Finanza, që mbajtën sot një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës. Ata janë fokusuar pikërisht në lidhjet mes krimit shqiptar dhe atij italian.

“Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një avion i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar. Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike. Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf”, kanë thënë ato.

Në aksion u arrestuan pesë persona, tre shtetas shqiptarë u kapën duke ngarkuar drogë dhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e skafit të kapur në det, në brigjet e Capo di Leuca (Lecce). Dy ukrainasit Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Guardia di Finanza ka publikuar sot pamjet e operacionit të pasdites të së dielës, ku 13 milje nga bregdeti shqiptar u kap një velierë me 992 kg kanabis në bord dhe u arrestuan 2 drejtuesit ukrainas. Ndërkohë që në tokën shqiptare u arrestuan 3 drejtuesit e skafeve që furnizuan velierën me kanabisin.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.