Shqiptarit Ledjon Brakaj, i arrestuar në Maltë dhe i kërkuar nga autoritet greke për vrasjen e dy personave në Greqi në 2015 i janë marrë shenjat e gishtave për të konfirmuar identitetin e tij.

36-vjeçari doli në gjyq në kuadër të procedurave të ekstradimit të shtunën dhe avokatët mbrojtës ngritën menjëherë dyshime për identitetin e tij.

Ata vunë në dukje se emri i personit në kërkim në urdhër-arrestin evropian që kanë paraqitur autoritetet greke nuk është i njëjti me atë të Brakajt.

Autoritetet malteze ishin në pritje të gjurmëve të gishtave të marra nga autoritetet greke për të përcaktuar identitetin e të kërkuarit, por ato nuk ishin paraqitur në kohë në gjykatë.

Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.

Megjithatë, “për të shmangur çdo dyshim”, magjistratja Donatella Frendo Dimech caktoi një ekspert të gjurmëve të gishtërinjve për të marrë gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarit gjatë seancës, për të bërë më pas një analizë krahasuese me kopjen e dërguar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015

Sipas dosjes hetimore greke viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin ende të gjallë./panorama

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.