PolitikeTe gjitha

Donika Kadaj kërkon dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradainaj, pas lajmit për refuzimin e vizës nga SHBA-të.

Kadaj ka shkruar në Facebook se “nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes”.

Postimi i plotë:

Nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes.

Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: