SportTe gjitha

Dopingu në peshëngritje, ndërkombëtarët mbështetje KOKSH

Me ftesë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), paraditen e sotme ka mbërritur në Tiranë presidenti i Federatës Europiane të Peashëngritjes, z.Antonio Urso, në një takim të përbashkët, ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e shtangës shqiptare (presidenti Theodhor Masllavica e sekretari Agron Haxhihyseni). Një takim që u zhvillua pas incidenteve të kohëve të fundit, ku peshëngritja shqiptare është pezulluar për 2 vite nga KOKSH për shkak të skandalit doping dhe është lënë jashtë Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Presidenti i KOKSH, z.Viron Bezhani e skeretari Stavri Bello, kanë përcjellur të drejtuesit e shtangës europiane shqetësimet e tyre, si në lidhje me dopingun në këtë sport në vendin tonë (2 raste pozitiviteti këtë vit, të dyja te femrat) ashtu dhe për incidentin e ndodhur në zyrat e olimpizmit shqiptar. Dy javë më parë, shtangistët e trajnerët mësynë zyrat e KOKSH pas lënies jashtë Mesdhetareve, duke u konfliktuar me drejtuesit e olimpizmit shqiptar.

Z.Urso ka shprehur mbështetjen e tij për vendimet e KOKSH dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar për të parandaluar fenomenin doping në sportin e peshëngritjes. “Tolerancë zero ndaj dopingut si dhe ndryshimi i kulturës së përdorimit të substancave të ndaluara, të cilat janë jo vetëm të dëmshme për shëndetin, por edhe një shtrembërim i rezultateve reale në sport”, tha Urso. Burime pranë KOKSH konfirmojnë gjithashtu se në rast se peshëngritja shqiptare do të ndryshojë rrugë në të ardhmen, mund të ulet pezullimi nga 2 vjet në 1 vit, por gjithçka do të varet nga situata në Federatën e Peshëngritjes.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: