Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vijon puna në aksin rrugor Kthesa e Spitalit Vlorë-Peshkëpi, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës.
Sipas ARRSH-së, aktualisht po kryhen punimet përfundimtare për rehabilitimin e shtresave rrugore.
Aksi i ri 105 km, njohur me emrin “Rruga e lumit të Vlorës” mundëson një udhëtim komod dhe panoramik.
Rruga e Lumit të Vlorës, e hapur së fundmi e ka shkurtuar me një orë distancën nga Vlora drejt plazheve më në jug, Borsh dhe Qeparo, duke shmangur kthesat e Llogorasë.
Edhe pse rruga është e aksesueshme ende vazhdojnë punimet sidomos për sistemin e skarpateve nga Ura e Laskos deri në Qeparo./ATSH