Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ku një kamion është përplasur me mbikalimin pranë Sukthit.

Nga përplasja është dëmntuar pasagjeri, shtetasi H.D. i cili ndodhet në spital ashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë mbikalimi është shembur, por pa shkaktuar dëme tek automjetet e tjera në rrugë.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve,” njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *