Eksperti i sigurisë Ermal Jauri, tha se i gjithë Ballkani Perëndimor është në një sulm të vazhdueshëm.

Sipas tij kjo lidhet me qëllimin e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Ermal Jauri: Ballkanin po e sulmojnë armiqtë e Amerikës dhe të BE. I gjithë Ballkani Perëndimor është në një sulm të vazhdueshëm. Qëllimi strategjik i Rusisë i Iranit i vendeve që janë jo mike të BE dhe perëndimit janë krijimi i konfliktit dhe krijim i situatave të pasigurta në zonë gri dhe në panik të përhershëm. Ballkani është një zonë që nuk është stabël. Ambicja e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit për t’ju bashkuar BE cënon politikat e jashtme të Rusisë dhe ajo që kërkon është destabilitet në rajon.

Gjatë intervistës në Ora News me gazetaren Anila Zyberaj ai foli dhe për sulmin kibernetik nga ana e Iranit ndaj Shqipërisë ku tha se ishte i pamundur të ndalej.

Ermal Jauri: Sulmi i Iranit ishte i pamundur të ndalej se ishte planifikuar për një kohë të gjatë nga një shtet dhe është hedhur një shumë e madhe parash. Ky sulm i planifikuar ndër vite ndodh në një moment kur kemi një konflikt të hapur me Rusinë.

Jauri thotë se duhet të mësohemi me idenë që duhet të bashkëjetojmë dhe me kërcënimin serioz të sigurisë kibernetike.

Ermal Jauri: Çdo cënim i sigurisë mund të konsiderohet si sulm i sigurisë kombëtare. Është i rëndësishëm dhe serioz por jo në atë shkallë sa të kërcënohet siguria kombëtare. Mendoj se ne duhet të mësohemi me idenë që duhet të bashkëjetojmë dhe me kërcënimin serioz të sigurisë kibernetike. Janë sulmuar sisteme të ndryshme dhe investimi në këto sisteme duhet të jetë dhe më i madh. Ne duhet të investojmë të rrisim kapacitetet. Fakti që duhet të mësohemi me kërcënimin e sigurisë kibernetike do të thotë që duhet të rrimë 24 orë në alert.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.