Lajme

Durrës/ Mbytet një 20-vjeçar në det

Sërish mbytje në Durrës! Mesditën e sotme në plazhin e Currilave ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Viktima është identifikuar me inicialet E.L. banues në Durrës dhe nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij në det.

“Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës”, thotë policia e Durrësit, teksa efektivët janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Vera e këtij viti ka nisur frikshëm me mbytjet në det, duke bërë të harrohet vera që shkoi e cila “nxiu” vijën tonë bregdetare me numër rekord mbytjesh.

Sakaq, tema e rojeve bregdetare ka mbetur në ajër dhe në nivel premtimi, asgjë konkrete akoma.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: