2275 ton naftë kontrabandë që transportoheshin me anije çisternë nga Libia në Shqipëri janë sekuestruar në Durrës.

Falë operacionit policor të koduar “Ring” u arrestuan katër 4 shtetas të huaj dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Të arrestuarit janë:

Z. A. 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A. 25 vjeç, A. A. 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A. B. 43 vjeç, A. A. 46 vjeç, A. N. 40 vjeç, A. E. 53 vjeç, A. H. 21 vjeç dhe A. K. 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.