Një vajzë është denoncuar e zhdukur nga mamaja e saj në Policinë e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M. K., 31 vjeç, banuese në fshatin Katund i Ri.

Sipas të ëmës së 31-vjeçarit, vajza e saj para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më.” thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur punën për gjetjen e vajzës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *