Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit.

Katër shqiptarë ia mësyen Parlamentit të Suedisë në zgjedhjet që u mbajtën në këtë muaj.

Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate.

Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani.

Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.

Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, shkruan albinfo.ch.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.