Lajme

Dy të rinjtë nga Elbasani sulmojnë njëri-tjetrin me thika, njëri në gjendje të rëndë

Një sherr banal ka degjeneruar në përdorimin e thikës nga dy të rinj në Belsh, Elbasan.

Përparim Pepa, 23 vjeç, ka sulmuar me thikë 29-vjeçarin Ervin Hysa, ku ky i fundi i është kundërpërgjigjur po me thikë.

Gjithçka ka ndodhur brenda në makinë, ku Ervin Hysa është në gjendje të rëndë nga 6 plagët thella që ka marra dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e Elbasanit.

Ndërsa Përparim Pepa ka marrë goditje të lehta pa pasoja dhe është arrestuar nga policia, e cila po heton për shkaqet e mëtejshme të këtij konflikti.

Loading…

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: