Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e rëndë e vdekjes së 19-vjeçares Betina Ymeri. Kjo e fundit u gjet e vetëvarur në fillim të shtatorit në banesën e të fejuarit të saj.

Prindërit e të ndjerës kanë lëshuar akuza në drejtim të dhëndrit të tyre, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.

Nëna e 19-vjeçares tha se i fejuari e dhunonte vajzën, duke shtuar se për këtë gjë ishin në dijeni dhe familjarët e tij.

“Për ne ka qenë shumë e rëndë kjo ngjarje. Betina kishte gati 1 vit e fejuar, ishte njohur në klasën e 9-të dhe pas njëviti ata u fejuan. Martesa nuk ishte bërë, Betina qëndronte edhe tek ne edhe tek familja e të fejuarit. Atë ditë që u vetvar nuk jemi dëgjuar në telefon, por të gjithë e dinin se Betina keqtrajtohej nga i fejuari madje edhe vjehrri i saj e dinte. Unë i kisha parë disa shenja vajzës, por ajo më pohoi se ishte rrëzuar dhe e besova. Por vajza ka pasur presion që nuk ka treguar. Por ajo atë ditë e ka pasur telefonin, madje më pohoi se do të shtrihej dhe do të pushonte pak. Nuk kam mundur te kuptoj asgjë rreth situatës së saj. Çika ka qenë në komunikim me mua dhe madje ajo më tha momentin e fundit se po lidhej në telefon me të fejuarin në Gjermani, por diçka ai i ka thënë se m’u duk e shqetësuar. I fejuari 3 muaj jetonte në Gjermani dhe vetëm atë ditë që dhamë dëshminë ne ka ardhur ai. Por ne e themi me bindje se drejt vetvrasjes e ka çuar ai. Vajza është dhunuar dhe nuk ka treguar ka qenë e mbyllur brenda vetvetes. Madje atë ditë ajo ka qenë duke folur me të fejuarin sepse ai kishte njoftuar për vetëvrasjen të atin dhe ai erdhi në vendngjarje, pra ai e ka ditur se çfarë do bënte vajza. Madje vajza është dhunuar nga ai dhe familjarët e tij kanë ndërhyrë dhe ata e dinë që ai e dhunonte. Vjehrra shprehej se nuk bënte punët ishte e pakënaqur pasi nuk i pëlqenin dhe nuk dëshironte punët e vajzës.”, pohoi për emisionin “Me zemër të hapur” nëna e vajzës së vetëvrarë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.