SportTe gjitha

E fundit për Iniesta, Coutinho “show”, Barcelona e mbyll me fitore…

Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Sociedad në ndeshjen e fundit për Andres Iniesta me ekipin “blaugrana” që kur debutoi para 17 vitesh.

Pikërisht fundi i karrierës së kapitenit në “Camp Nou” ishte lajtmotivi i sfidës së fundit të kampionatit për ekipin e Ernesto Valverde, që e ka fituar titullin kampion prej katër javësh.

Mesfushori luajti 674 ndeshje me katalanasit në karrierën e tij. Ai ia dorëzoi shirtin Leo Messi, kapiteni i ardhshëm i Barcelona, golashënuesi më i mirë në këtë edicion të La Liga

Kur u mbush një orë lojë, Philippe Coutinho shënoi golin e vetëm për Barcelonën, me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone. Braziliani ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste, që kur u ble nga Liverpool për 160 milionë euro në janar.

Kjo ishte ndeshja e fundit për kampionatin spanjoll 2017/18.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: