Një pakistanez dogji për vdekje djalin e tij 12-vjeçar në banesën e tij në Karaçi, pasi djali nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij të shtëpisë.
Shaheer Khan pësoi djegie të rënda në incidentin e tmerrshëm më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtohej dhe iu nënshtrua plagëve të tij dy ditë më vonë.
Babai i tij Nazir thuhet se ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta tmerruar djalin për të kryer detyrat e shtëpisë, por flaka ndezi vajin dhe i vuri flakën fëmijës.
Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën në përpjekje për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për ta shpëtuar.
Pas marrjes së lajmit për vdekjen e dhimbshme të djalit të saj më 16 shtator, Shazia-s iu deshën dy ditë për të marrë veten, përpara se të padiste burrin e saj.
Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator, shkruan Daily Mail.