Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e 14 korrikut, në komunën e Filliere, në Francë ku viktimë mbetën dy shqiptarë.

Dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën, çka rezultoi fatale për drejtuesin dhe pasagjerin e njërit prej mjeteve.

Hetuesit mendojnë se humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve ka bërë që ai të dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me makinë që po vinte përballë.

Dy viktimat, meshkuj të moshës 34 dhe 43 vjeç me origjinë shqiptare mbetën të vdekur në vend.

Në makinën tjetër, u plagos lehtë një 33 vjeçare, bashkë me dy fëmijët e saj që janë aktualist jashtë rrezikut për jetën, shkruan media e huaj.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *