Një video ka qarkullua prej mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale ku një person ngacmon seksualisht një të mitur në qendër të Prishtinës.

Policia njofton se ka hapur rast për ngacmim seksual. Ai i drejtohet vajzës së mitur me fjalë të rënda, ndërsa e filmon me telefon.

Vajza nuk arrin t’i kuptojë fjalët dhe afrohet drejt tij.

“Pas trajtimit preliminar të pamjeve të publikuara, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim për rastin “Ngacmim seksual” dhe po vijon punën hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe identifikuar personat që qëndrojnë mbrapa këtyre pamjeve“, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Prishtinës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.