Politike

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për atë që tashmë njihet si cështja ‘Xhisiela’. Ai ka marë në mbrojtje Taulan Ballën, duke ironizuar me akuzat e nënkomisarit Emiljano Nuhu se kreu i grupit parlamentar të PS-së ishte në komisariatin e Fushë Krujës për të mbrojtur djalin e deputetit Rrahman Rraja.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 24 orësh që kryeministri flet për një paketë antishpifje, pa dhënë detaje se cfarë është konkretisht. A është Rama vërtet i brengosur për shpifjet apo po e përdor si shashkë politike për të zhurmuar skandalin ‘Xhisiela’ apo këkesën e opozitës për vetting politik?

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: