KultureTe gjitha

Edicioni i 10-të i “Aulona Inter Folk Festival” në qytetin e Vlorës (Foto)

Tingujt e muzikës dhe  kostumet shumëngjyrëshe të grupeve folklorike nga Italia, Sllovakia, Greqia, Kosova, Bullgaria, Letonia, Kina dhe Shqipëria mbushën sheshin te “Tre Racat”në zonën e Skelës në Vlorë. Ky aktivitet u organizua me rastin e “Ditës së Evropës” nga D.R.K.K-Vlorë në bashkëpunim me qendrën kulturore “Aulona” e cila, këto ditë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, po organizojnë edicionin e 10-të të “Aulona Inter Folk Festival” në qytetin e Vlorës.Në koncert u përfshine artistë të shumtë, duke filluar me grupin e valleve “Çamëri”, grupin e valleve të QKAV, Sazet e qytetit, grupi polifonik “Djemtë e Vlorës”, Parodistët e mirënjohur të qytetit, këngetarët R. Ibrahimi, V. Tahiraj, D. Kanani, M. Petoshati, të cilët u ndoqën dhe duartrokitën nga publiku i pranishëm në shesh.

Show More

Related Articles