Trajnuesja e edukimit seksual, Irida Sina e ftuar në “Goca dhe Gra” tha se vendi ynë ka probleme me mënyrën se si e praktikojnë edukimin seksual tek fëmijët.

Sipas saj, në vende të zhvilluara edukimi seksual nis që në klasë të parë, kurse në Shqipëri prindërit kanë siklet që të flasin për marrëdhënien seksuale me fëmijët e tyre.

Ajo u shpreh se sëmundja seksualisht e trashëgueshme, sifilizi është rikthyer në vendin tonë, kur në vendet e huaja ka vite që nuk është shfaqur.

“Në vende të zhvilluara edukimi seksual nis që në klasë të parë. Bazuar në studime mosha mesatare e nisjes së marrëdhënies seksuale është 13.5. A ka një moshë për seksin? Nëse i thua e ke të ndaluar, do bësh gabim sepse do të dojë të bëjë gjënë e ndaluar dhe prindi të marrë vesh i fundit. Është një veprim që kur hidhet nuk kthehesh më mbrapa. Infeksionet, është rikthyer sifilizi, pas shumë vitesh. Shohim të ndodhi seksi ngjit me murin e shkollës, në makinë nuk është turp, ta flasim është turp. Nuk është turp të bësh pyetje dhe të marrësh këshilla tek një gjinekologe apo psikologia e shkollës”, tha Sina./topchannel

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.