Një 52 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, Vlorë nën dyshimin se shpërndante drogëra të forta të llojeve të ndryshme.

Policia gjeti në banesën e tij lloje të ndryshme drogërash të forta si kokainë, ketaminë, amfetaminë të ndara në doza e gati për shitje.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Tablets”, u arrestua në flagrancë A. T., 52 vjeç, banues në Dhërmi.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.